Arbëri

Ismaili: Kemi shumë punë për të bërë që të sjellim shëndetësinë aty ku duam

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë se ka shumë punë përpara që duhet të bëhen për të sjellë shëndetësinë aty ku duhet.

Ai sot ka vizituar disa pacientë që janë bartur në dhomat e rregulluara të Kardiologjisë, ndërsa ka thënë se edhe repartet tjera do të lëshohen për përdorim së shpejti.

“Sot vizitova disa pacientë të cilët tashmë janë bartur në dhomat ku kemi punuar intensivisht ditëve të fundit për nevojat e Kardiologjisë, që ata të kenë kushte sa më të mira. Punimet me ritëm të lartë po vazhdojnë edhe nëpër repartet tjera, të cilat do t'i lëshojmë për përdorim së shpejti. Kemi shumë punë përpara për ta sjellë shëndetësinë në gjendjen të cilën e dëshirojmë, por ky është misioni ynë me qendër qytetarin, për të cilin do të angazhohem çdo ditë për ta realizuar”, ka shkruar ai në Facebook.