Arbëri

Murati: Prishtina e Tirana të jenë krah i shqiptarëve të Maqedonisë

Descriptive Text

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, thotë se Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të jenë krah i shqiptarëve të Maqedonisë.

Ky koment i tij vjen pasi u miratua ligji për gjuhët që avancon statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Megjithatë, sipas Muratit, prapë gjuha shqipe s’është barazuar me atë maqedonase.

“Është një lajm i mirë miratimi i ligjit që avancon statusin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Andaj urime të gjithë shqiptarëve. Sidoqoftë, edhe me këtë ligj gjuha shqipe nuk barazohet me maqedonishten. Për më tepër, avancimi real i shqiptarëve do të ndodh kur do të shndërrohen në popull shtetformues në Maqedoni. Për këtë, duhet që politika shqiptare në Maqedoni të jetë unike e Prishtina me Tiranën zyrtare të jenë krah saj”, ka shkruar ai në Facebook.