Haradinaj thotë se miratimi i Ligjit të Gjuhëve hap madhor i të drejtave të shqiptarëve

Haradinaj thotë se miratimi i Ligjit të Gjuhëve hap madhor i të drejtave të shqiptarëve

14 mars 2018 19:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur miratimin e Ligjit të Gjuhëve në Maqedoni, duke thënë se ky është një hap madhor për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Kuvendi i Maqedonisë në një atmosferë të tensionuar sot ka miratuar Ligjin për Gjuhët, duke e bërë shqipen gjuhë zyrtare, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë është hap madhor i realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe njëkohësisht i respektimit të vlerës qytetare në një shtet me synime demokratike.

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është përmbushje e obligimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe i respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Vendimi i Kuvendit të Maqedonisë avancon marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve që jetojnë në këtë shtet, nxitë zhvillimin demokratik të tij dhe i hapë perspektiven e vendit drejt integrimeve euro-atlantike. Me këtë vendim fillon një epokë e re në marrëdhëniet e brendshme të Maqedonisë dhe njëkohësisht edhe në rrugëtimin e gjithë rajonit drejt BE-së.

Uroj të gjithë bashkëkombësit tanë në Maqedoni për këtë akt kaq të madh legjitim që hapë perspektiven e tyre, si dhe shtetin maqedonas për këtë hap të rëndësishëm për tërë rajonin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme