Haxhiu kërkon që Dërguti të japë dorëheqje nga anëtarja e Kryesisë

Haxhiu kërkon që Dërguti të japë dorëheqje nga anëtarja e Kryesisë

14 mars 2018 18:50

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kërkon nga deputetja Aida Dërguti që të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Nëse ajo nuk jep dorëheqje, Haxhiu tha se do t’i kërkojnë Kuvendit që ta shkarkojë atë sepse ajo pozitë i takon dikujt nga Vetëvendosje e që Dërguti që nga sot nuk është pjesë e saj, raporton KP.

Haxhiu tha se Dërguti po të kishte moral politik ajo do të jepte vet dorëheqje e nëse ajo se bën këtë do të kërkojnë shkarkim.

Gjatë ditës së sotme Grupi i Pavarur i Deputetëve ka dërguar kërkesë në administratën e Kuvendit për formimin e Grupit Parlamentar prej 12 deputetësh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme