Veseli uron bashkatdhetarët për miratimin e Ligjit të Gjuhëve në Maqedoni

Veseli uron bashkatdhetarët për miratimin e Ligjit të Gjuhëve në Maqedoni

14 mars 2018 17:47

Kuvendi i Maqedonië sot ka miratuar Ligjin për Gjuhët në një seancë jashtëzakonisht të tensionuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe kolegët e tij të Parlamentit maqedonas për miratimin e këtij ligji, për të cilin thotë se do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, transmeton Koha.net.

“Urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime dhe thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Veseli në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme