Vetëm edhe një votë mungon për demarkacionin

Vetëm edhe një votë mungon për demarkacionin

14 mars 2018 17:00

Koalicionit qeveritar iu ka shtuar edhe një votë pro demarkacionit me Malin e Zi.

Rikthimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi në partinë e vjetër rrit shpresat se së shpejti do të kryhet tema e demarkacionit, transmeton kp.

Aktualisht koalicioni qeveritar pa votat e Listës Serbe i ka 51 vota. Me rikthimin e Kadajt-Bujupi dhe votat e deputetëve të LDK-së janë siguruar edhe 28 vota, që i bie se janë të sigurta 79 vota por që ende nuk janë të mjaftueshme për të kaluar demarkacioni.

Marrëveshja për demarkacionin kalon me 80 vota, kështu që koalicionit qeveritar i duhet vetëm edhe një votë nëse ndonjë deputet i PDK-së, AAK-së ose Nismës deklaron se nuk është kundër marrëveshjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme