Thaçi i lumtur për zgjedhjen e Merkelit në krye të Gjermanisë

Thaçi i lumtur për zgjedhjen e Merkelit në krye të Gjermanisë

14 mars 2018 16:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i lumtur që Angela Merkel është rizgjedhur të katërtën herë që ta udhëheqë Gjermaninë.

Sipas tij Merkeli përfaqëson një lidership për të cilin ka nevojë Gjerma e Evropa, ndërsa shton se Kosova do të jetë partner i besueshëm i Gjermanisë, transmeton Koha.net.

“Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka shkruar Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme