Klinika e Neonatologjisë bëhet me autoambulancë

Klinika e Neonatologjisë bëhet me autoambulancë

14 mars 2018 16:34

Klinika e Neonatologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë sot me autoambulancë, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

“Me dhurimin e kësaj autoambulance, në këtë klinikë është shtuar edhe një shërbim i ri, që është bartja e foshnjave të porsa lindura me probleme shëndetësore nga 7 spitalet e përgjithshme të vendit për në QKUK në mënyrë profesionale. Kjo pritet të ulë edhe shkallën e vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se që nga sot, foshnjat e porsalindura me probleme shëndetësore në 7 qytetet kryesore të Kosovës, do të transportohen për në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, me autoambulancë me të gjitha pajisjet mjekësore për transport profesional.

“Me dhurimin e kësaj autoambulance, kemi shtuar një shërbim të ri në QKUK, i cili ka munguar deri më sot. Pas ofrimit të këtij shërbimi emergjent dhe profesional, ne presim që edhe shkalla e vdekshmërisë te foshnjat e lindura para kohe me probleme shëndetësore, të ulet edhe më tej. Urime Klinikës së Neonatologjisë për fillimin e këtij shërbimi të ri”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, tha se ky është një shërbim i ri të cilin nuk e ka asnjë institucion publik shëndetësor në rajon, dhe i cili, do të lehtësoj punën për profesionistët shëndetësor dhe do të shtoj kujdesin për nënat dhe foshnjat e porsalindura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme