Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK

Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK

14 mars 2018 16:05

Kryetari i AAK-së dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer në AAK.

Kadaj-Bujupi ishte larguar nga AAK-ja për t’u bashkuar me Vetëvendosjen, dhe sot është rikthyer edhe zyrtarisht te partia e udhëhequr nga Haradinaj, transmeton Koha.net.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Fatmiri14/03/2018 16:31

parad e maskarenjeve - njerez te falimentuar moralisht - dhe jo vetem. Kemi prekur fundin. Tmerr!

Shto koment

Të ngjashme