Arbëri

RrGK e quan qesharake hapësirën që i është dhunës në familje brenda Kodit Penal

Descriptive Text

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon që dhuna në familje të futet në Kodin Penal. Kjo vjen si rrjedhojë e hapësirë që aktualisht i është dhënë kësaj dukurie brenda Kodit.

Ariana Qosaj-Mustafa nga RrGK në emisionin “Rubikon” të KTV-së, e ka quajtur qesharak hapësirën që i është dhënë, siç thotë ajo, me dy reshta, duke i dhënë vetëm një definicion.

Sipas saj, ekzistojnë dispozita mirëpo të shpërndara në tërë Kodin. Kërkesë e tyre është që të përmblidhen në një kapitull.

“Na çka kemi kërkuar është që të futen të gjitha në një kapitull të veçantë dhe tani e kemi momentin sepse është bërë një komentim... Tash është momenti të tregohet që kemi gatishmëri të kalojmë prej fjalëve në vepra”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Rrjeti i Grave të Kosovës ka publikuar raportin më të ri: Nga Fjalët në Vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë.

Në raport thuhet se të intervistuarit vinin në dukje herë pas here, në mënyrë të përsëritur, se përfshirja e dhunës në familje në kuadrin e Kodit Penal të Kosovës do të mund të zgjidhte disa prej këtyre çështjeve, do të përmirësonte reagimin e drejtësisë dhe do të lehtësonte qasjen në të.