Arbëri

MASHT-i shihet si faktor për përmirësimin e barazisë gjinore

Descriptive Text

Ministria e Arsimit shihet si faktori kryesor i cili mund të bëj kthesë pozitive karshi çdo dukurie që ndërlidhet me barazinë gjinore. Sipas Kadri Gashit, koordinator i projektit “Bonu Burrë” në kuadër të PEN, temat tabu janë tashmë domosdoshmëri që të futen si lëndë mësimore.

“Në ministri të arsimit duhet të ndryshohen kurrikulat arsimore, të përfshihen tema që hyjnë në lëndën e biologjisë, barazinë gjinore, seksin pastaj pse mos të folet edhe për lëndët narkotike”, ka thënë Gashi në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Gashi përmendi statistikat e fundit të cilat gjejnë gjininë femërore ende konfuze në prani të djemve apo baballarëve.

“Për shkak të mundësisë pasi në vendet urbane sistemi edukativ është më i mirëfilltë, kanë edhe kurse ndërsa në vende rurale gjendja është më alarmante pasi për ta jeta është vetëm shkolla dhe shtëpia”, theksoi ai.