Fjalët përfundimtare në rastin e Krasniqit më 20 mars

Fjalët përfundimtare në rastin e Krasniqit më 20 mars

13 mars 2018 14:56

Fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, do të jepen më 20 mars.

Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste.

Në procesin ndaj tij sot dëshmoi Xhemë Shala, zyrtar i ATK-së.

Shala, është ftuar nga gjykata pas paqartësive lidhur me shlyerjen e obligimeve të kompanisë NT Portat, pronë e Krasniqit, ndaj Administratës Tatimore.

Shala ishte edhe dëshmitari i fundit në këtë proces.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme