Arbëri

Serwer: Haradinajt po i mungon guximi për demarkacionin

Descriptive Text

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se mënyra më e shpejtë për të zgjidhur çështjen e Marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë është që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të ndryshojë kahe dhe të përkrahë Marrëveshjen, që është në kundërshtim me atë që e ka mbështetur para se të vinte në pushtet.

“Më duket se Haradinajt po i mungon guximi që ta bëjë këtë. I vlerësoj politikanët me guxim më të madh e nevojë më të vogël për gjëra të parëndësishme”, ka thënë Serwer për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, transmeton Koha.net.

Profesori në Universitetin amerikan “John Hopkins”, mendon se vendet e rajonit punojnë mjaftueshëm kundër njëra-tjetrës sa që Rusia s’do të ketë nevojë të përzihet fare.

Sipas Serwerit, Rusia nuk ka hequr dorë nga ambicia që, siç thotë ai, të sjellë konfuzion, apo edhe të “nxis përleshje në Ballkan”.

Ai thotë se pritet që Rusia të përzihet edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Malit të Zi.

Serwer është i bindur se Moska nuk do të heq dorë në asnjë mënyrë nga Mali i Zi, e as nga rajoni.