Arbëri

GP i VV-së: Kryesia e Kuvendit të thërrasë mbledhjen dhe të diskutohet për demarkacionin

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje më 9 mars, procedoi kërkesën për debat parlamentar lidhur me të gjeturat e Raportit të Komisionit shtetëror për mirëmbajtjen e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Paralelisht me të, në emër të Grupit Parlamentar kemi bërë kërkesën edhe për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në komunikatën e VV-së dërguar medieve.

Aty thuhet se padrejtësisht, deputetët e Kuvendit nuk patën mundësi asnjëherë që ta diskutojnë atë raport profesional në të cilin dëshmohet se marrëveshja e nënshkruar nga Hashim Thaçi cenon rëndë integritetin territorial dhe dëmton interesat strategjike dhe ekonomike të Kosovës.

“I bëjmë thirrje Kryetarit të Kuvendit që sa më parë ta thërrasë mbledhjen e Kryesisë dhe ta vendosë për diskutim në seancë plenare kërkesën për debatin parlamentar lidhur me Raportin e përgatitur nga Komisioni aktual”, thuhet në përfundim.

Image