Arbëri

Kërkesat për grevë KPK i quan kërcënim për nxënës

Këshilli i Prindërve të Kosovës, me një kumtesë për medie, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në fushën e arsimit.

Kumtesa kërkon harmonizim të qëndrimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut ndërsa fajëson mos implementimin e marrëveshjes ndërmjet tyre.

gatishmëria dhe jo serioziteti i organizmave shtetërorë për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve, është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese” konstaton kumtesa dhe shton se “kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcënim për nxënësit dhe prindërit”.

Sipas kumtesës, Këshilli i Prindërve të Kosovës, kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve dhe plotësisht pajtohet me kërkesat e tyre të drejta për njohjen e stazhit të punës të viteve të nëntëdhjeta, por njëkohësisht vlerësojmë se nuk është greva opsioni i vetëm i duhur për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve.