Arbëri

FR i Gruas i LDK-së shënon 28 vjetorin e themelimit

Forumi i Gruas i LDK-së, ka shënuar 28 vjetorin e themelimit ku u vlerësua lartë kontributi i grave të kësaj partie në luftën e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit të saj.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirije Kajtazi, përmendi punën që ka bërë LDK-ja për qeverisje të mirë dhe ndërtimin e shtetit. Ajo tha se ato vazhdojnë të punojnë me një program properëndimor.

Derisa akuzoi Qeverinë aktuale se e ka kthyer kushtin që BE-ja ia ka vënë Kosovës për luftën kundër korrupsionit, pasi ajo e ka zanat këtë punë.

Për kontributin e Forumit të Gruas së LDK-së, foli ish kryetarja e këtij forumi, Melihate Tërmkolli, e cila tha se Kosovën e çliruan qytetarët dhe gratë e Kosovës, bashkë me ata që ranë për liri.

Tërmkolli bëri thirrje që të fuqizohet gruaja edhe brenda organeve të LDK-së, sepse tha se meritojnë pozitë shumë me të favorshme edhe brenda kësaj partie por në institucione.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvend, Avdullah Hoti, ka uruar kryetaren e Forumit, Lirije Kajtazin, dhe të gjitha gratë dhe aktivistet e LDK-së.

“Për 28 vjet me radhë, këto aktiviste kanë qenë zëri i grave në Kosovë, në vitet e dhunës dhe luftës, në vitet e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.