Arbëri

Martin Shkreli dënohet me 7 vjet burgim, qan në gjyq

Martin Shkreli i njohur më shumë si “njeriu më i urryer në botë”, sot është dënuar me 7 vjet burgim.

Shefi i kompanisë farmaceutike, është dënuar në Brooklyn të New Yorkut dh ka filluar të qajë para gjyqtarit duke i kërkuar atij mëshirë, transmeton koha.net.

Dënimi maksimal që ai mund të merrte ishte 20 vjet burg, e prokurorët dëshironin dënimin me 15 vjet, por në fund u dënuar me 7 vjet.

34 vjeçari u shpall fajtor për mashtrim me letrat me vlerë gjatë vitit të kaluar dhe ka qenë në paraburgim që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Gjatë shpalljes së dënimit të tij, Shkreli ka filluar të qajë duke i thënë gjyqtarit se kishte bërë shumë gabime.

Ai u bë i njohur për rritje marramendëse të çmimit të barnave jetë shpëtuese për pacientët me HIV.

Babai i tij, Pashko ishte i pranishëm në seancë së bashku vëllanë e tij.

{gallery}