Pushtetit i duhet ende kohë për t’i bërë votat për demarkacionin

Pushtetit i duhet ende kohë për t’i bërë votat për demarkacionin

09 mars 2018 07:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur të enjten për ndryshim qëndrimi të deputetëve për ta ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit.

Por Marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk ka qenë fare temë diskutimi në mbledhjen e papritur të Kryesisë të enjten, e cila sipas kryeparlamentarit u thirr vetëm për Rregulloren e punës së Kuvendit, shkruan Koha Ditore.

Veseli nuk ka treguar nëse këtë javë do të bëhet përpjekja e katërt për ta kaluar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me shtetin malazias.

“Ajo (demarkacioni v.j.) do të ndodhë shpejt pasi jemi duke punuar intensivisht për të arritur konsensusin e përbashkët në mënyrë që të ecim përpara dhe të mos vonohemi”, ka thënë Veseli. I pyetur nëse Lista Serbe do të votojë pro marrëveshjes, ai ka thënë se ka vullnet tek të gjithë ligjvënësit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Lumi!09/03/2018 10:13

Demarkacioni, nuk kaloj edhe kesaj tadhe. Kjo nuk ka dyshim. Qytetaret.mbeten te izoluar gjer me 2020. Kryeminister radhen e ke per DOREHEQJE! Cilat merita i ke ti si Kryeminister?!

Shto koment

Të ngjashme