MPB premton përkrahje për zjarrfikësit

MPB premton përkrahje për zjarrfikësit

08 mars 2018 15:38

Ministri i Punëve të Brendshme, lamur Sefaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësues nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballën zjarrfikësit e Kosovës si shërbim emergjent i domosdoshëm, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Sefaj vuri në dukje rolin për misionin human që kanë dhe punën që bëjnë nw shërbim të qytetarëve. Gjithashtu në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.

Ai rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë institucion të sigurisë dhe theksoi se është duke u angazhuar për zgjidhjen e statusit juridik të tyre, me qëllim që në të ardhmen zjarrfikësit të menaxhohen nga Agjencia për Menaxhim Emergjent.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme