Shqiptarët po braktisin Maqedoninë edhe në kohën e Zaevit

Shqiptarët po braktisin Maqedoninë edhe në kohën e Zaevit

08 mars 2018 15:17

Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për cdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjve, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shumica shkojnë në Gjermani dhe vende tjera të Evropë për të siguruar një jetë më të mirë dhe me dinjitet.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev premtimet për rritjen e mirëqenies sociale, as që i ka filluar. Rritja e pagave deri në 500 euro, pensionet sociale, rritja e asistencës sociale, hapja e vendeve të reja të punës, kanë mbetur akoma premtime elektorale. Kjo situatë ka ndikuar që të rritet migrimi.

Ky dukuri ka goditur shqiptarët, të cilët në numër më të madh janë të papunë dhe pa perspektivë.

Për vite me radhë dora e shtetit nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare, ku shumica e tyre mbijeton prej remitencave dhe solidaritet të mërgimtarëve tanë që jetojnë në perëndim.

“Çfarë ka bërë ky shtet për ne. Vetëm taksa, dënime e sanksione. Këto më detyruar të mbyll dyqanin dhe të bëjë një kontratë pune në Gjermani. Unë detyrova të ikë sepse ky shtet nuk po ofron asgjë. Për fat të keq edhe qeveria e re me sloganin për “Jetë në Maqedoni”, vazhdoi avazin e vjetër duke rritur taksat për të mbushur arkën e shtetit. Nuk mbushet arka nga njerëz që nuk kanë të ardhura as për familjet e tyre”, thotë mekaniku I.M, (38) për INA, cili këto ditë ka bërë gati valixhet për në Gjermani.

Fatin e tillë e kanë përjetuar dhe shumë të rinj shqiptar të cilët nuk ka më nga tia mbajnë.

Por ky fenomen është i pranishëm edhe tek pala maqedonase. Të rinjtë maqedonas po pajisen me pasaporta bullgare për ta braktisur vendin.

Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.

Numri i të ikurve është shumë i madh. Llogaritet që jashtë Maqedonisë jetojnë 516 mijë të qytetarë, që përbëjnë rreth 25 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Këto janë të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, numra këto të ngjashëm në proporcion me popullsinë me ato në Sirisë, ku po zhvillohet një luftë e përgjakshme.

Shteti përpos mungesë së një strategjie për parandalimin e këtij trendi, nuk ka asnjë statisktikë zyrtare për numrin e saktë të ikurve. Kjo sigurisht se do të ketë pasoja të mëdha për vendin, i cili në të ardhmen mund të ballafaqohet me mungesë të mjekëve, ekonomistëve, e zanatlinjve të kualifikuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme