Arbëri

Thaçi thotë se pronat modeste të familjes babai ua ndau gjithë fëmijëve

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që prindërit e tij e kanë bërë ndarjen e pronës në mënyrë të barabartë për të gjithë fëmijët.

Thaçi, pasi mori pjesë në konferencën "Të drejtat pronësore të grave në Kosovë, trashëgimia dhe barazia para ligjit”, të organizuar nga Ambasada e Francës dhe OSBE-ja, tha se prona e familjes së tij është ndarë njësojë me vëllezërit dhe motrat e tij.

“Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.