Nga Kuvendi i Serbisë, vërejtje, jo vetëm Listës Serbe, për demarkacionin

Nga Kuvendi i Serbisë, vërejtje, jo vetëm Listës Serbe, për demarkacionin

08 mars 2018 14:02

Një deputete e Kuvendit të Serbisë ka tërhequr vërejtjen se dikush do të mbajë përgjegjësi nëse Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës voton për ratifikimin e Marrëveshjes kufitare Kosovë – Mali i Zi, transmeton Koha.net.

Shefja e grupit parlamentar nga Nova Srbija - Pokret za spas Srbije (Serbia e re - Lëvizja për shpëtimin e Serbisë), Sanda Rashkoviq Iviq, i ka pyetur sot kryeministren e këtij vendi Ana Bërnabiq dhe ministren e Drejtësisë Nela Kuburoviq se në rast të përkrahjes së ratifikimit të Marrëveshjes kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi nga ana e Listës Serbe a do të mbajë dikush përgjegjësi.

“Po u përkrah marrëveshja, do të shkelet Kushtetuta e Serbisë, sepse nuk ka kufi ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, por kufi ka ndërmjet Serbisë e Malit të Zi", citon FoNet të ketë thënë Iviq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme