Musliu –VV –së: Dallojeni erën e lules nga era e atij që e dini...Albinit

Musliu –VV –së: Dallojeni erën e lules nga era e atij që e dini...Albinit

08 mars 2018 12:59

Propozuesit e kësaj seance, deputetët e Vetëvendosjes kanë lëshuar të gjithë seancën plenare kur po diskutohej për dhunën në familje.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, siç përcjell ksp, e quajti papërgjegjësi sjelljen e deputetëve të VV-së, si iniciator të kësaj seance, derisa e braktisën të gjithë.

“Unë po iu them qytetarëve të Kosovës, meqë sot po folët për dhunën në familje, mos u befasoni sepse siq e kemi këtë parlament, siç sillen iniciuesit e kësaj seance ashtu e kemi edhe gjendjen e dhunës në familje, dhunës ndaj grave. Unë jam e befasuar nga iniciatorët e kësaj seance pikërisht nga VV, e cila rrufeshëm i shfrytëzoi minutat e tyre për të dalë për ta akuzuar kryetarin e Kuvendit dhe gjithë tjerët të cilët mundohen të bëjnë diçka për këtë vend, ndërsa vetë neglizhojnë, vetë braktisin, vetë sabotojnë, vetë ofendojnë. Thjesht një mesazh e kam sot, për VV, dallojeni erën e luleve nga era e atij që ju e dini, po e them në mënyrë simbolike nga era e Albinit”, tha Musliu.

Komentet

Lisi13/03/2018 11:46

Po kur edhe dikush si kjo arrine te behet deputete e te jape mendim per gjerat qe as s'i merr vesh, vaj halli per krej shtetin. Me mentalitet te mesjetes kur digjeshin te gjithe ata qe mendonin ndryshe, keta politikanet e sotem, me averzion e urrejtje pertej arsyjes e logjikes, duan ta fshijne nje njeri me shume vlera vetem se njejte si mesjetaret "kane frike" dhe per ruajtjen e komoditetit te lindur nga injoranca, s'hezitojne te djegin per t'i fikur zerat e se vertetes e mendjet e ndritura. E ata qe u maten me te prane tij, duan ta ruajne egon e vet sepse doli dikush prane te cilit s'jane me aq te vecante sa kane menduar se jane, aq special e te dijshem sa kane menduar e i kane bindur se jane! Iu afruan per ta analizuar e tash mendojne se e kane tejkaluar. Turp!

Shto koment

Të ngjashme