Sefaja e gjykatësve të Speciales

Sefaja e gjykatësve të Speciales

08 mars 2018 07:02

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara janë duke bërë sefa. Kanë shkuar fiks një vit e një muaj prej kur janë emëruar, por deri tash nuk kanë pasur në shqyrtim asnjë rast që lidhet me pretendimet e listuara në raportin e senatorit Dick Marty, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, më 7 shkurt të 2017-s, shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, kishte emëruar 19 gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Gjykatësve të këtyre Dhomave. Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Por njerëzit që do të bëjnë drejtësinë rreth akuzave të shprehura në raportin e senatorit Marty, në shumicën dërrmuese të kohës nuk kanë qenë fizikisht të pranishëm në selinë e Speciales, që ndodhet në Hagë të Holandës.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme