Norvegjia dyfishon ndihmën financiare për Ballkanin Perëndimor Foto: Koha / ilustrim

Norvegjia dyfishon ndihmën financiare për Ballkanin Perëndimor

07 mars 2018 14:52

Norvegjia pothuajse ka dyfishuar fondin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor – nga 18.2 milionë euro sa kishte ndarë më 2017 në 33.1 milionë euro për 2018-ën.

Në dokumentin që i kushtohet politikës së jashtme dhe të sigurisë së Norvegjisë të publikuar vitin e kaluar, Qeveria ka bërë të ditur se do të rris ndihmën për promovimin e stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit të shteteve fqinje, transmeton Koha.net.

Bashkimi Evropian dhe një numër i shteteve individuale evropiane në këtë moment po ashtu kanë intensifikuar përqendrimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Ndihma norvegjeze synon të përmirësojë bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave dhe forcimin e shoqërisë civile, raporton agjencia boshnjake e lajmeve “Fena”.

Prioritetet dallojnë nga vendi në vend, varësisht nga nevojat dhe prioritetet e vendeve tjera donatore dhe të BE-së.

Një pjesë e fondeve do të ndahen për programet që do të financohen në bashkëpunim me donatorë tjerë, duke përfshirë edhe BE-në.

Ndihma norvegjeze shkon për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën e Serbinë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme