Arbëri

Vazhdojnë manifestimet për Epopenë e UÇK-së

Në shënimin e “Epopesë së UÇK-së” sot në gjithë Kosovën dhe trojet tjera shqiptare, do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Ceremonia e homazheve fillon në ora 09:00, me nderimet tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Homazhe do të bëjnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, zyrtarë shtetëror, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Në ora 17:00 mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri.