Arbëri

Forcat britanike do të mbeten në Kosovë pavarësisht Brexitit

Në të ardhmen e afërt, Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë se ky vend do të largohet nga EUROFOR-i dhe KFOR-i.

Këtë e ka thënë diplomati britanik, Andrew Page, i cili është koordinator i Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Po, britanikët votuan për t’u larguar nga BE-ja dhe kjo do të ndodhë në mars të 2019-ës por ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e NATO-s. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, jemi të përkushtuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve tona si pjesë e EUROFOR-it dhe KFOR-it”, ka thënë Page, shkruan ballkaneu, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Page tha se Londra vazhdon të jetë e interesuar për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor por si një “lojtar i jashtëm”.

Ndërkohë, numri i trupave britanike si pjesë e KFOR-it është e rëndësishme. Vitin e kaluar, Britania ka dërguar 30 ushtarë tjerë për të ndihmuar KFOR-in në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në Kosovë.

Trupat e KFOR-it janë forcat e armatosura ndërkombëtare të formuara nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës në mënyrë që të garantojnë sigurinë në vend.