Arbëri

Haradinaj uron Merkelin për mandatin e saj të katërt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Angela Merkelin për mandatin e saj të katërt në krye të shtetit gjerman.

Ai thotë se Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për Zonjën Angela Merkel, si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë. Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.