Arbëri

Të rinjtë pushtojnë Tiranën për një rekord të ri Guinness

Descriptive Text

2017 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pushtuan këtë të shtunë bulevardin para sheshit ‘Skënderbej’. Të ulur në formën e germave “ALBANIA” ata performuan në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guiness.

“Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga 349 persona. Sot rreth 110 prej jush dolën nga zona e performuesve, por kjo nuk e pengoi performancën, pasi gjithçka shkoi mirë dhe ata që morën pjesë në total ishin 2017, pra ju keni vendosur rekordin e ri Guinness”, thotë Lina Kuhlmann, anëtare jurie e “Guinness World Records”, raporton tch.

“Qindra mësues e nxënës në Tiranë, Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër i bie që duhet të jenë jo më pak se 10 mijë veta që i janë futur kësaj lloj sfide. Unë kam qenë i bindur që ky rekord është në këtë komb. Kombi shqiptar është një komb që gjithnjë u ka mbijetuar shekujve dhe një gjë që po e tregon çdo ditë në këto çaste të dëshpëruara është se është një komb që guxon të shpresojë. Unë këtë e quaj rekord”, thotë Leonard Bombaj, organizator.

Organizatorët zgjodhën të formonin fjalën “ALBANIA” si një formë manifestimi kombëtar për të përcjellë në botë mesazhin e bashkimit dhe atdhedashurisë.


Të rinjtë pushtojnë Tiranën për një rekord të... by kohanet