Arbëri

VV për 8 mars kërkon debat për dhunën në familje

Descriptive Text

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka dorëzuar sot kërkesën për debat në Kuvend lidhur me dhunën në familje dhe përgjigjen institucionale ndaj saj.

Ky debat u kërkua për t’u mbajtur më 8 mars – ditën ndërkombëtare të gruas.

Si rezolutë të këtij debati VV thotë se ka përfshirë kërkesa të cilat për një kohë të gjatë organizata dhe aktiviste nga shoqëria civile i kanë adresuar gjatë punës së tyre.

R E Z O L U T Ë

Rishikimi dhe plotësimi i Ligji nr. 03/l-182 për mbrojtje nga dhuna në familje i vitit 2010.

Ndryshimi në Kodin penal dhe atë të Procedurës penale për veprën penale të dhunës në familje, si dhe për zyrtarët e Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Gjyqtarët të cilët vonojnë apo pengojnë mbrojtjen efektive të viktimës.

Përfshirja e Strehimoreve në rishikimin e buxhetit 2018 sipas një linjë të veçantë dhe të përhershme buxhetore.

Buxhetimi i plotë pas rishikimit të Planit dhe Strategjisë së veprimit kundër dhunës në familje.

{gallery}