Arbëri

DSS: Njohja e Kosovës nga Vuçiq, destabilizon Serbinë dhe rajonin

Partia Demokratike e Serbisë (Demokratska stranka Srbije -DSS) sot, përmes një kumtese, ia ka tërhequr vërejtjen kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për “rrezikun e arritja e marrëveshje me Prishtinën”.

Kjo marrëveshje, thotë kumtesa, vetëkupton pranim të secesionit të Kosovës dhe të karriges së saj Kombet e Bashkuara. Ky pranim do ta destabilizonte Serbinë e rajonin dhe do të nxiste separatizmin në jug të Serbisë dhe në rajonin e Rashkës, transmeton Koha.net.

DSS në kumtesë thekson se pas vizitës së kryetarit të Serbisë në Berlin, kanë ardhur edhe deklaratat e tij shqetësuese për të arritur marrëveshjen me Prishtinën për zgjidhjen e çështjes territoriale me Kosovën, për, siç paralajmërojnë, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e saj në Kombet e Bashkuara, përcjell FoNet.

Sipas kumtesës kryetari i Serbisë ka folur për tregtinë, shitjen e pjesës së territorit dhe DSS ka kërkuar sqarim nga ai për qytetarët rreth deklaratës së tij “se nëse arrihet zgjidhje kompromisi me Prishtinë, atëherë,këmbimi i tregtar me Gjermaninë do të arrinte deri në 7-8 miliard...“ , ose në të kundërtën, “Serbia do të humbasë investimet e drejtpërdrejta të huaja”.

DSS thotë të jetë e irrituar edhe me thënien e Vuçiqit se “më e rëndësishme është të puthet toka fëmijëve se sa toka e pasardhëseve“ dhe n njëkohësisht ka kërkuar shpjegim për të .