Arbëri

Haradinaj heq dorë nga falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit

Descriptive Text

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka hequr dorë nga falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit, shkuan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e Qeverisë, të mërkurën, ai ka ndryshuar vendimin e datës 3 tetor të vitit të kaluar, ku nga pika e parë e vendimit ai ka hequr fjalën “aprovohet falje e borxheve” dhe e ka zëvendësuar atë me “aprovohen lehtësirat për ambalazhuesit e ujit, të paraparë në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ, për strukturën e pagesave të ujit”.

Burime të gazetës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se vendimi është marrë pasi “Haradinaj është bindur se nuk ka bazë ligjore”.

“Lehtësirat munden me qenë diçka sipas rekomandimeve të raportit/analizës së Këshillit ndërministror për ujërat”, ka thënë ky burim.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.