Arbëri

Krasniqi feston rikthimin në Kuvend, pa Kurtin

Descriptive Text

Deputeti Frashër Krasniqi po feston kthimin e tij në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh paraburgimi.

Krasniqi është liruar nga masa e paraburgimit ndërsa rasti i tij është kthyer në rigjykim, raporton KP.

Krasniqi ka postuar një fotografi me anë së cilës po feston rikthimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Por në fotografi janë vetëm deputetët e VV-së që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në këtë parti.

Në fotografi shihen ish kryetari Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Donika Kadaj-Bujupi, Aida Dërguti dhe Driton Çaushi.