Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Seanca ka në rend dite vetëm një pikë - shqyrtimin e Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Kjo është përpjekja e tretë e Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e seancës për demarkacionin, pasi javën e kaluar ka dështuar mbajtja e dy seancave të parapara me këtë rend dite.
-
28 shkurt 2018 09:19
-
Shpërndaje në: