Arbëri

Veseli thotë nesër votohet e miratohet demarkacioni

Qysh prej arritjes së marrëveshjes me LDK-në, lideri i AKR-së, që është zëvendëskryeministër i Kosovës, ka paralajmëruar se seanca për demarkacionin, që do të mbahet të mërkurën, do të ketë debat, por jo edhe votim, raporton KTV.

Madje, ai mundësinë për votim e kishte përmendur për javën e dytë të marsit.

Por, ndryshe thotë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai është i bindur se demarkacioni do të kalojë të mërkurën.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se të konfirmuara janë 78 vota, derisa presin që deri në fund të debatit nesër të sigurohen edhe 2 të tjera për të arritur dy të tretat e deputetëve të Kuvendit.

Në këtë mbledhje të Kryesisë nuk morën pjesë sërish përfaqësuesit serbë, derisa para gazetarëve nuk kanë folur Vetëvendosje, LDK-ja, AAK-ja e Nisma.

Ndërkohë, përveç seancës të së mërkurës për demarkacionin, seancë do të ketë edhe të enjten, të premten e të hënën e javës që vjen.