Arbëri

Ndërkombëtarë e vendorë kërkojnë votë për demarkacion

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nga zyrat e Kuvendit të Kosovës, ka drejtuar një lutje për ligjvënësit kosovarë, që të votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi, raporton KTV.

Votimi, sipas saj, duhet të mbyllet brenda ditës së mërkurë, në mënyrë që lajmi të jepet para arritjes në Kosovë të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionarit Hahn.

Këtë vizitë, Apostolova e sheh si një sinjal që tregon për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Kosova deri më tani ka humbur shumë shanse, tha kryekuvendari Veseli, i cili u zotua se e mërkura nuk do të jetë edhe një shans i humbur.

Veseli shtoi se deputetët që e duan prezencën e BE-së dhe Amerikës në Kosovë dhe janë kundër ndikimit rus, duhet ta mbyllin sagën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Kryetari i Kuvendit ka pritur në një takim edhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delaëie, me të cilin ka diskutuar për të njëjtën temë, çështjen e demarkacionit. Në njoftimin për media thuhet se të dy janë pajtuar se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje.