Arbëri

Vlerësohet kontributi i Norvegjisë në proceset integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutoi për sfidat dhe të arriturat e procesit integrues, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.

Hoxha e vlerësoi lartë përkrahjen që i erdhi nga vendi mik Norvegjia, si në aspektin politik, ekonomik dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe projekteve të cilat mbështesin realizimin sa më të shpejtë të MSA-së, Agjendës së Reformave Evropiane dhe Reformat Ekonomike.

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, theksoi se Norvegjia mbetet e përkushtuar për përkrahjen e proceseve në të cilat ndodhet Kosova, jo vetëm në zbatimin e MSA-së, ngritjen e cilësisë së jetës me projektet infrastrukturore por edhe në fushën e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe rritjen e mirëbesimit.