Arbëri

Lista Serbe mungon në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Descriptive Text

Lista Serbe ka munguar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin.

Lista Serbe dje abstenoi në votimin e Qeverisë që të tërhiqet projektligji i parë për demarkacionin me Malin e Zi.

Ditë më parë, Igor Simiq, deputet i kësaj liste, tha se prioritet për ta mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e tek më pas mund të flitet për demarkacionin.