Arbëri

Veseli: Së shpejti bëhet demarkimi i kufirit edhe me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se Kosova do të jetë anëtare e BE së dhe se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Do të kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë, përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejt dhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin - shtet të pavarur e sovran Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli, raporton KP.

Ai këto komente i bëri me rastin e përmbylljes për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës” nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Veseli ka falënderuar Bashkimin Evropian që e kanë bërë të mundur këtë projekt përmes së cilit Kuvendi i Kosovës ka përfituar shumë dhe kanë bërë hapa pozitivë dhe më të shpejtë në rrugëtimin drejt BE së.

“Kuvendi ka administratën më profesionale në rajon. Ky projekt tani po përfundon dhe ne po e fillojmë prapë një projekt me shtetin hungarez do ta ndërtojmë stadiumin olimpik në Drenas. Kemi shumë projekte”, ka thënë ai.