Arbëri

Gjashtë komuna të rajonit të Prizrenit, pa linjë telefonike falas për qytetarët

Komunat e rajonit të Prizrenit gjatë vitit të kaluar nuk kanë ofruar mundësinë që qytetarët të komunikonin me organet e pushtetit lokal përmes një linje telefoni për thirrje pa pagesë.

Monitorimi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) ka konstatuar se komunat të Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës nuk e kanë aplikuar këtë praktikë, shkruan sot “Koha Ditore”. Prandaj dhe monitoruesit e KDI-së këtë tregues të transparencës në kapitullin e konsultimeve me publikun e kanë vlerësuar me notën zero për 6 komunat e sipërpërmendura.

“Monitorimi i transparencës së komunave të rajonit të Prizrenit për periudhën janar-dhjetor 2017 ka treguar se asnjëra nga 6 komunat e këtij rajoni nuk ofrojnë linjë telefoni për thirrje pa pagesë. Si rrjedhojë edhe kanë marrë notën zero për këtë indikator”, ka thënë Naim Cahani nga KDI-ja.

Ai ka pohuar se transparenca përkatësisht hapja e komunave në raport me publikun është mjaft e rëndësishme për faktin se ato janë mekanizmi i parë ku qytetari i adreson problemet dhe shqetësimet e tij dhe të komunitetit, prandaj dhe kjo mundësi duhet t’i ofrohet edhe përmes komunikimit falas me telefon. Pos kësaj, ka shtuar se përmes kësaj linje mund to raportohen edhe dukuritë negative brenda administratës komunale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)