Arbëri

Sefaj takohet me Delawien, diskutohet për sigurinë e përgjithshme të Kosovës

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është takuar me ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-së e Kosovës, për çështjen e sigurisë në vend, dhe për gjendjen civile të Kosovës, e për modalitetet me të cilat do të ndihmojë SHBA-ja.

Në njoftim theksohet se Delawie ka konfirmuar se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.