Arbëri

Kosova e di që kërkohet punë e reforma për integrim në BE

Descriptive Text

“Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një ndër qëllimet kryesore të shtetit të Kosovës”, ka thënë ministrja e integrimit evropian, Dhurata Hoxha.

Në konferencën ndërkombëtare “ Një dekadë pavarësi-Rruga Evropiane e Kosovës”, ministrja Hoxha ka deklaruar se janë të vetëdijshëm që procesi i integrimit është sfidues dhe kërkon shumë punë e reforma, raporton KTV.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, është shprehur se në këtë dekadë ka pasuar dy dimensione të shtetndërtimit që kanë treguar që Kosova është storie e suksesshme.

Nga Unioni Ndërkombëtar Pan Evropa deklaruan se Kosova e ka të drejtën të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryetari i këtij unioni, Alain Terrenoirre, teksa ka shprehur mbështetje ndaj institucioneve të vendit në rrugën drejt BE-së, ka thënë se Kosova është territor i Bashkimit Evropian.