Hoxhaj: Dekada e dytë e shtetësisë kërkon më shumë punë e angazhime

Hoxhaj: Dekada e dytë e shtetësisë kërkon më shumë punë e angazhime

18 February 2018 18:20

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në dekadën e dytë të shtetësisë, kërkohet më shumë punë dhe angazhim, për t’i bërë krenarë ata që sakrifikuan për Kosovën.

“Pikërisht në këtë sallë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, 10 vjet me parë e shpallëm pavarësinë e Kosovës. Një akt i triumfit të shpresës, sakrificës dhe aspiratave të shumë gjeneratave me radhë. Sot, u mblodhëm bashkë me shumë miq, në këtë seancë solemne për ta kujtuar 17 shkurtin e vitit 2008, për t’i kujtuar të gjithë ata që punuan, që kontribuuan, dhe të gjitha ato familje që humbën më të dashurit e tyre për këtë ditë”, ka thënë Hoxhaj.

“Dekada e dytë e shtetësisë, kërkon më shumë punë dhe angazhim që t’i bëjmë krenarë ata që sakrifikuan dhe ta bëjmë krenare Kosovën tonë”, ka shtuar më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme