Arbëri

Austria uron Kosovën

Descriptive Text

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të dhjetëvjetorin të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka marrë një telegram urimi edhe nga Presidenti i Republikës Federale të Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Ju faleminderit për ftesën për festimet e datës 18 shkurt me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me keqardhje më duhet të Ju njoftoj se pjesëmarrja ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës nuk është e mundur për arsye të agjendës së planifikuar kohë më parë.

Megjithatë, më lejoni që me këtë rast të Ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të Republikës së Kosovës dhe të Ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave Tuaja të marrë me këtë funksion të lartë.