Arbëri

Haradinaj e quan fat të keq qeverisjen Mustafa

Descriptive Text

Ky proces gjyqësor ndaj meje është një lojë politike. Kështu ka thënë në intervistën e dhënë televizionit publik në Francë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk e di çka është frika.

“Jam shqiptar dhe nuk e di çka është drithërimi”, ka thënë Haradinaj kur është se si po e pret 6 prillin, kur ai do të ballafaqohet me gjykatën, derisa ka shprehur bindjen se as këtë datë nuk do të jepet verdikti rreth çështjes së ngritur rreth tij.

“Unë jam shtetas i Kosovës dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën ndërsa sa i përket luftës gjithçka është shqyrtuar rreth meje në Tribunalin e Hagës”, tha Haradinaj.

Ai tha se në raport me Kosovën ka ende çështje të pa përmbyllura.

“Këto ndjekje që iu bëhen qytetarëve shqiptarë, duhet t'i shohim si përpjekje të Serbisë për të penguar rrugëtimin e shqiptarëve në Ballkan”, tha Haradinaj.

Por, ai tha se atë qëndrueshmëri që kanë pasur ndaj ish-regjimit të diktatorit Slobodan Milosheviq, shqiptarët do ta kenë në vazhdimësi.

Ai ka thënë se tashmë veç Kosova është në prag të zgjedhjeve.

Haradinaj e ka quajtur fat të keq “Qeverisjen Mustafa”, duke thënë se është një gjendje e rëndë në vend.

“Kosova është shpenzuar shumë dhe më vjen keq që është një gjendje e tillë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai tha se në Kosovë ka pasur gjithnjë gatishmëri që t'iu jepen serbëve të drejta.

“Mirëpo është ekzagjeruar me idenë e një 'Republika Srpska' që nuk mund të zbatohet në Kosovë”, ka thënë ai.