Arbëri

Pacolli thotë se nuk do të ndalet duke sjellë njohje të reja për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili sot kumtoi lajmin se Barbadosi është shteti më i ri që njohu pavarësinë e Kosovës, tha se nuk do të ndalet me kaq.

Ka thënë se Barbadosi u bë shteti i 117-të që njohu Kosovën.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën. Faleminderit gjithëve për urimet tuaja!