Arbëri

Varadi: Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Descriptive Text

“Personalisht mendoj dhe këtë e kam thënë shumë herë, ndarja e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por njëkohësisht mendoj se aktualisht dhe faktikisht Kosova nuk është pjesë e Serbisë”, ka thënë për N1 profesori i të Drejtës ndërkombëtare Tibor Varadi.

Ai ka vlerësuar të mirë që përmendet se çështja e ndarjes së Kosovës është në tavolinë, edhe pse Varadi mendon se ndarja ka qenë shumë më lehtë të bëhej para 10-15 vjetësh. transmeton Koha.net.

Po të shtrohej kjo çështje sot, me siguri dikush do të përpiqet ta ndërlidhë atë me Preshevën, me ndonjë këmbim, dhe e gjithë kjo, mendoj, vërtet nuk ka shanse reale, ndërsa është mirë që (ndarja)të mbahet në tavolinë , ka vlerësuar Varadi.

“Në Kuvendin e Serbisë nuk ka deputetë nga Kosova, pushteti ligjvënës i Serbisë nuk shtrihet në territorin e Kosovës, as ai gjyqësor e as ai administrativ, prandaj, pa marrë para sysh se cila është zgjidhja juridike, Kosova faktikisht nuk është pjesë e Serbisë”, ka thënë Varadi.

Sipas fjalëve të tij, tani “kemi një ndryshim termesh, të ruhet Kosova do të thotë të ketë gjithnjë e më pak vende që e kanë njohur Kosovën dhe në këtë rast po bëhet shumë e rëndësishme nëse Surinami e ka njohur ose nuk e ka njohur Kosovën, por, megjithëkëtë Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.

Të pranohet gjendja faktike si gjendje e pranuar është një opsion që me siguri do të ishte më i vështiri dhe më i dhimbshmi, ka thënë Varadi

Ajo për të cilën nuk e kam asnjë dyshim është nëse ndodh kështu, a do të ndahet veriu i Kosovës apo veriut të Kosovës t’i jepet një autonomi shumë specifike.

A do të arrihet kjo përmes ndarjes apo autonomisë së gjerë, këto janë opsione dhe me dëshirë nuk do të isha në vendin e politikanëve që do të detyrohen për ta pranuar këtë, ka thënë Varadi.