Arbëri

Kronikë e KTV-së për vizitën e kryetarit të Sllovenisë në Kosovë

Shteti që udhëhiqet nga Borut Pahor, Sllovenia, vazhdon të ketë të pazgjidhur çështjen e kufirit me Kroacinë, raporton KTV.

Por, presidenti slloven u ka bërë thirrje deputetëve kosovarë që të zgjidhin demarkacionin me Malin e Zi.

Pahor tha se Sllovenia është duke punuar që edhe Ballkani të bëhet pjesë e BE-së. Pahor tha se shtetet kanë marrë obligim dhe duhet të respektojnë dhe fuqizojnë të drejtat e pakicave.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se vizita e presidentit slloven në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë ndërmjet shteteve. Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka takuar ndaras edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe grupet parlamentare të Kosovës.