Arbëri

Flamuri shtetëror nuk u vendos as sot “Te Rrethi”

Descriptive Text

Ishte paralajmëruar se flamurii Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar I cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Por as sot flamuri shtetëror nuk u vendos. Kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë ndërsa këta të fundit e hedhin topin tek këshilli organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri ka thënë se kjo është punë e Këshillit Organizativ që i bie se janë nga presidenca, transmeton kp.

E këta të fundit njoftojnë se kjo nuk është punë e tyre por e Qeverisë, konkretisht e Protokollit shtetëror.

Askush nga MPJ nuk e ka pasur idenë se kur do të vendoset flamuri shtetëror.

Mos vendosja e flamurit ka shkaktuar polemika në media, shoqëri civile por edhe parti politike.