Arbëri

Udhëheqës të VV takuan presidentin slloven, fokusi në raportet rajonale

Descriptive Text

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga kryetari, Albin Kurti, nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca dhe deputetja, Arbërie Nagavci, u takuan sot me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ishte i shoqëruar nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Iztok Miroshiç, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel, shefja e Kabinetit të Presidentit, Ala Brglez, si dhe këshilltarët, Ernest Petriç dhe Shpela Vovk.

Në këtë takim miqësor u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës në vigjilje të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat në të cilat Kosova ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim.

Image

Theks i veçantë iu dha edhe gjendjes e raporteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik e ekonomik dhe integrimit të rajonit në struktura euro-atlantike. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë u cilësuan si shumë të mira dhe nga të dy palët u shpreh besimi se këto marrëdhënie mund e duhet të avancohen edhe më shumë.